Dy shpërthime në Kabul, talebanët njoftuan se kanë sulmuar tre caqe

Kabul, 1 mars 2017 (MIA) - Të paktën një person e ka humbur jetën, 35 janë lënduar në sulmet e sotme në kryeqytetin afgan Kabul, njoftoi Ministria afgane e Shëndetësisë Publike.
Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët, të cilët njoftuan se kanë shkaktuar humbje të rënda. Lëvizja islamiste shpesh e tepron kur e kumton numrin e të vrarëve gjatë sulmeve të tyre.
Një person është vrarë gjatë sulmit ndaj ndërtesës së zbulimit afgan në periferinë lindore të Kabulit. Tridhjetë e pesë persona janë lënduar në sulmin ndaj stacionit policor në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan.
Të paktën dy shpërthime kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kabul. Talebanët publikuan se kanë sulmuar tre caqe në kryeqytetin afgan dhe kanë shkaktuar humbje të rënda.
Shpërthimi i parë i fuqishëm ndodhi afër ndërtesës së Parlamentit afgan, Ministrive dhe Universitetit amerikan. Ajo është ndjekur me të shtëna, njofton DPA, duke iu referuar deklaratave nga dëshmitarët.
Televizioni lokal "1-Ti-Vi njuz" njoftoi se një vetëvrasës me bombë është hedhur në erë në afërsi të shkollës artilerike.
Janë lënduar gjashtë persona, midis të cilëve edhe një polic, njofton TASS.
Një përfaqësues i Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme deklaroi se vetëvrasësi me bombë është hedhur në erë para stacionit policor në pjesën perëndimore të Kabulit.
Në vijim është këmbim zjarri midis policisë afgane dhe një numri të paqartë të sulmuesve të armatosur.
Një tjetër vetëvrasës me bombë është hedhur në erë në pjesën lindore të Kabulit.
Një burim nga Ministria afgane e Punëve të Brendshme theksoi se cak i këtij sulmi është ndërtesa e shërbimit zbulues.
Talebanët njoftuan se e kanë sulmuar objektin e shërbimit për zbulim, ndërtesën policore dhe qendrën ushtarake dhe se kanë shkaktuar dëme të rënda.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail