Mbreti saudit Sallman arriti për vizitë në IndoneziXhakartë, 1 mars 2017 (MIA) - Monarku saudit Sallam arriti sot për vizitë në Indonezi për herë të parë pas pothuajse gjysmë shekulli. Mbreti Sallman u prit me ceremoni madhështore, ku morën pjesë mijëra persona. Mbreti aterroi në aeroportin "Halim" në Xhakartë, ku u prit nga presidenti indonezian Joko Vidodo dhe guvernatori krishter i Xhakartës Basuki Tjahaja Purnama, i cili zhvillon betejë të rëndë për rizgjedhje pas akuzave se e ka sharë mbretin. Mbreti arriti me sigurim të madh me rezidencën presidenciale në Bogor, afër Xhakartës. Rrugët nëpër marshrutë deri te oborri mbretëror ishin mbushur me dhjetëra mijëra njerëz, shumica nxënës. Mediat lokale lajmëruan se statujat e burrave dhe grave të zhveshura në oborr ishin mbuluar nga respekti ndaj mysafirëve sauditë. Salman është për vizitë në Azi për përmirësimin e marrëdhënieve dhe arritjes së marrëveshjeve të biznesit. Mbreti Sallman do të qëndrojë gjashtë ditë në Indonezi në ishullin turistik Bali. Pritet që Arabia Saudite dhe Indonezia të arrijnë dhjetëra marrëveshje gjatë vizitës së monarkut në sferën e religjionit dhe arsimit. Përfaqësuesit indonezianë theksuan se presin që vizita të sjell deri në investime të reja në vlerë prej 25 miliardë euro.
|