Phenian: Uashingtoni dhe Seuli tentojnë ta prishin imazhin e Koresë Veriore

Phenian, 1 mars 2017 (MIA) - Koreja e Veriut sot vlerësoi se është "absurde" të thuhet se gazi nervor "VX" është shfrytëzuar në vrasjen në Malajzi të gjysëmvëllaut të liderit të këtij vendi, Kim Xhon-nam, duke cekur se këto pohime nuk janë bazuar në fakte shkencore.
Mediat britanike transmetojnë se Koreja e Veriut këtë deklaratë e ka quajtur "tentim të SHBA-së dhe Koresë së Jugut që ta rrezikojnë imazhin e saj".
Ministri jugokorean i Punëve të Jashtme Jun Bjung dje në konferencë të KB-së në Gjenevë për çarmatim tha se Koreja e Veriut posedon mijëra tonë armë kimike, duke përfshirë edhe helmin nervor "VX", transmetuan mediat britanike.
"Vrasja e paradokohshme është thirrje për zgjuarje e të gjithë neve se Koreja e Veriut posedon armë kimike dhe se është e gatshme ta përdor, tha ai dhe shtoi se shtetet duhet ta miratojnë Konventën për armatim kimik.
Koreja e Veriut dje si "të palogjikshme dhe papërgjegjëse" i vlerësoi thëniet e Koresë së Jugut për atë se Peniani mund ta humb vendin në KB për shkak të "shfrytëzimit të armës kimike në vrasjen në Malajzi të gjysëmvëllaut të liderit koreanoverior".
"Koreja e Veriut në tërësi i hedhë poshtë komentet papërgjegjëse nga Koreja e Jugut", deklaroi diplomati Ju Jong-çoi në Gjenevë në konferencën e KB-së për çarmatim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail