Berlini do të dhurojë mjete shtesë për rindërtim të Sirisë dhe Irakut

Berlin, 23 mars 2017 (MIA) - Qeveria gjermane miratoi 235 milionë euro, të cilat do të dhurohen për ndihmë humanitare dhe zbatim të masave për rindërtim të Sirisë dhe Irakut, deklaroi për gazetën "Frankfurter algemajne cajtung" ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili ditëve të fundit mori pjesë në konferencën e koalicionit antiterrorist kundër "Shtetit Islamik" në Uashington.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Gabriel i ka lavdëruar rezultatet nga lufta kundër organizatës terroriste Shteti Islamik dhe ka kërkuar nga koalicioni që vendet që punojnë kundër militantëve islamikë, më shumë aktivitete për rindërtimin e sistemeve elektrike, ujësjellësve, ndërtimin e shkollave dhe krijimin e vendeve të punës.
Qëllimi i Gjermanisë, ku në 20 vitet e fundit kanë arritur mbi 1,2 milionë, pjesa më e madhe nga Siria dhe Iraku, është që në këto dy vende pas përfundimit të konfliktit të kthehen të gjithë njerëzit që kanë gjetur strehim në Evropë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail