Mbi 200 të zhdukur gjatë përmbysjes së dy anijeve me migrantë afër Libisë

Gjenevë, 24 mars 2017 (MIA) - Druhet se mbi 200 migrantë ilegal janë përmbytur në ujërat e Detit Mesdhe, pasi që një anije e vogël dhe një barkë me të cilët udhëtonin, janë përmbysur dje në afërsi të brigjeve të Libisë, kumtoi mbrëmë vonë zëdhënësja e organizatës humanitare Proaktiva, Laura Lanuza.
Sipas saj, ekipet shpëtimtare kanë gjetur trupa vetëm të pesë migrantëve.
Lanuza informoi se organizata Proaktiva ka marrë njoftim se "një barkë e dëmtuar po fundoset, si dhe se është fundosur edhe një anije e vogël".
"Duke e pasur parasysh madhësinë e anijeve të vogla me të cilat shpesh kontrabandohen njerëz nga Libia, supozojmë se sipas të gjitha gjasave në to ka pasur nga mbi njëqind migrantë", deklaroi Lanuza.
Sipas organizatave ndërkombëtare, pasi që me marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Turqisë ishte ndalur vala e refugjatëve përmes Detit Egje drejt Greqisë, është regjistruar numër i madh i migrantëve të cilët tentojnë të arrijnë në Evropë përmes pjesës qendrore të Mesdheut, nga brigjet libiane drejt Itlaisë.
Prej fillimit të këtij viti, në përpjekje për të arritur drejt brigjeve italiane, jetët i humbën së paku 599 migrantë. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare për migrim (IOM), vitin e kaluar në këtë pjesë të Mesdheut janë përmbytur rreth 5.000 migrantë ilegal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail