SHBA-ja e dënoi arrestimin e qindra demonstruesve

Uashington, 27 mars 2017 (MIA) - Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë "të tronditura" me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalni.
"I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t'i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.
"Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike", shtoi Toner.
Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion, transmeton REL.
Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.
Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail