Diga më e madhe në Siri pjesërisht është rrënuar

Damask, 27 mars 2017 (MIA) - Tabka, diga më e madhe e Eufratit në Siri, pjesërisht është rrënuar në luftën midis koalicionit të Forcave demokrate të Sirisë dhe Shtetit Islamik, lajmëroi televizioni libian Majadin, ndërsa ndërkohë, arritën informacione të ndryshme për atë nëse ka filluar evakuimi i njerëzve nga Raka, për shkak të shqetësimit rreth stabilizimit të saj.
Forcat e koalicionit, të kryesuara nga SHBA-ja, kumtuan se konstruksioni i digës është stabil dhe se ka ardhur deri në dëmit të saj.
Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi se nuk kryhet evakuim të njerëzve nga Raka, ndërsa qendra mediatike Raka 24, lajmëron se teknikët të cilët i kanë punësuar ekstremistët, e kanë mënjanuar defektitn dhe se diga funksionon normal.
Hidrocentrali Tabka është ndërtuar në fillim të viteve të 70-Ta me ndihmën e ekspertëve sovjetikë. Ajo e mban rezervuarin më të madh të ujit në vend.
Duke iu referuar burimeve mirë të informuara, televizioni paraprakisht lajmëroi se centrali nuk ka punuar pas defektit të qendrës për menaxhim. Siç lajmëron burimi i televizionit, arsyeja është sulmi ajror ose sulmi artlerik.
Forcat demokratike arabe-kurde të Sirisë gjenden në distancë prej të paktën katër kilometra nga diga. Caku i tyre i ardhshëm është pushtimi i Tabkas, strehimi i fundit i madh i SHI-së në rrugën drejt Rakas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail