Cigler: Lufta e tretë botërore është në vijim

Vjenë, 27 mars 2017 (MIA) - Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler vlerësoi në një intervistë për gazetën vjeneze "Kurir" se lufta e tretë botërore është në vijim.
Ai tha se 54 milionë njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i ndotur ose nga epidemitë e fituara.
Ai thekson se jetojmë nën diktaturë botërore të kapitalit financiar global .
"Oligarkët e 500 koncerneve më të mëdha kontrollojnë 52,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor botëror. Kjo është fuqi, të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, papë. Koncernet nuk janë nën kontroll shtetëror dhe vijojnë vetëm një strategji - maksimalizim të profitit. Ndërsa sot në SHBA miliarderët janë drejtpërdrejt në pushtet", thotë Cigler.
Ai tha se krahas progresit parcial në uljen e viktimave të varfërisë edhe më tej prej 7,3 miliardë, një miliardë njerëz në mënyrë permanente i janë ekspozuar urisë, që është pasojë e siç thonë "rendit botëror kanibal".
Lidhur me Donald Trampin dhe paralajmërimet e tij për uljen e pjesëmarrjes në organizatat ndërkombëtare Cigler paralajmëroi se SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KB, me 26 për qind nga buxheti i përgjithshëm, gjegjësisht te misionet paqësore marrin pjesë me sigurimin e 60 për qind të mjeteve.
"Nëse Tramp e ul pjesëmarrjen financiare, KB-ja do të paralizohet", tha Cigler.
Ai shfaqi bindjen se Tramp nuk do të jetë katër vjet në funksion, duke vlerësuar se do të ketë ose problem psikik ose presioni do të jetë aq i madh, që ai më shumë nuk mund të qeverisë.
"Dorëheqja, por edhe votimi i mosbesimit janë variante të mundshme", vlerëson Cigler.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail