Koreja e Veriut e prezentoi llojin e ri të raketave balistike me rreze të mëdha veprimi

Phenian, 15 prill 2017 (MIA) - Koreja e Veriut në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së themeluesit Kil Il -sung e prezentoi tipin e ri të raketave balistike me rreze të mëdha veprimi, të cilat lansohen nga nëndetëset.
Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut të prezentojë tip të ri të raketave "Pukukson-2", të cilat kanë rreze veprimi deri në njëmijë kilometra.
Gjatë parakalimit marshuan ushtarë, ndërsa kanë mundur të vërehen edhe tanke, sisteme për lansim dhe lloje të tjera të armëve, ndërsa aeroplanë në 105 formacione kanë fluturuar mbi të pranishmit në manifestim.
Një prej bashkëpunëtorëve të afërt të liderit verikorean Kim Xhong-un e përsëriti paralajmërimin për SHBA-në gjatë parakalimit të sheshit të stërmbushur në Phenian.
"Nëse SHBA-ja vazhdon me provokime ndaj nesh, forcat tona menjëherë do t'u përgjigjen sulmeve. Me armët tona bërthamore të drejtësisë ne do t'i shkatërrojmë armët bërthamore të SHBA-së", theksoi Coi Rion-he, zëvendëskryetar i Partisë punëtore koreane.
Për dallim prej disa parakalimeve të tjera, në këtë nuk morën pjesë përfaqësues kinez. Kina është aleati kryesor i Koresë së Veriut, por ajo u prononcua kundër provave raketore verikoreane dhe bërthamore dhe i mbështeti sanksionet e KB-së kundër Phenianit.
Një grup anijesh të flotës amerikane, duke përfshirë edhe mbajtës të aeroplanëve, po afrohet drejt rajonit të Koresë së Veriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail