Viktima e tretë në protestat në Venezuelë

Karakas, 20 prill 2017 (MIA) - Bilanci i viktimave nga protestat në Venezuelë arriti në tre persona, pasi dje një djalë 18-të vjeçar u qëllua nga ana e formacioneve paramilitare proqeveritare.
Sipas deklaratave të njerëzve të cilët pohojnë se e kanë dërguar djalin në spital, ai ka shkuar të luaj futboll me shokët e tij, por është takuar nga pjesëtarët e formacioneve paramilitare proqeveritare, të cilët i kanë rrethuar protestuesit.
Tani për tani nuk ka konfirmim se formacionet paramilitare e kanë qëlluar djalin, ndërsa përfaqësues të pushtetit shprehën dyshimin rreth pohimeve të tilla për vdekjen e tij, duke sqaruar se ai është vrarë gjatë tentimit për sulm.
Në qytetin San Kristoball, megjithatë një vajzë 23 vjeçare është qëlluar prej grupeve të ngjashme, deklaroi prefektja Patrisija Gutieres, duke shtuar se sulmuesi ka qenë në motoçikleta dhe i kanë rrethuar protestuesit derisa janë mbledhur.
Një pjesëtar i Gardës kombëtare është vrarë nga një snajperist gjatë "protestave të dhunshme" në shtetin Miranda, ndërsa një kolonel është lënduar, shkroi në Tuiter ombudsmani Taker Saab.
Më shumë se 400 njerëz janë arrestuar në protestat e djeshme në Venezuelë, ndërsa sipas disa mediave lokale janë lënduar të paktën 42 persona. Lideri opozitar Enrike Kapriles deklaroi se sot sërish do të ketë protesta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail