Koreja Veriore ka kryer stërvitje të mëdha artilerike

Phenian, 25 prill 2017 (MIA) - Koreja Veriore ka kryer sot stërvitje ushtarake artlerike me rastin e 85 vjetorit të armatës, ndërsa në Tokio përfaqësuesit e SHBA-së, Koresë Jugore dhe Japonisë janë dakorduar për bashkëpunim të ngushtë për masat kundër kërcënimeve nga Pheniani, ndërsa në Uashington anëtarë të njohur të Qeverisë i thirrën të gjithë njëqind senatorët për t'i njoftuar me situatën e Gadishullit korean.
Sipas një burimi qeveritar në Seul, koreanoveriorët kanë kryer të shtëna artilerike në rajonin e qytetit bregdetar Vonsan. Në stërvitjet janë përfshirë midis 300 dhe 400 copë armë me rreze veprimi të madh.
Ekspertët konsiderojnë se Pheniani ka hequr dorë nga planet për të kryer sot ose ndonjë ditë të ardhshme provë të re bërthamore ose test raketor për të mos e provokuar SHBA-në dhe Korenë Jugore, lajmëron Jonhall.
Më 9 prill Komanda paqësore e SHBA-së konfirmoi se bartësi i aeroplanëve "Karl Vinson", i shoqëruar nga dy shkatërrues me sistemin "Ixhis" dhe një mbajtëse të minave, janë drejtuar drejt Gadishullit Korean. Pritet që flota e anijeve të vogla të hyjë në Detin japonez javën e ardhshme.
Përfaqësuesi special i SHBA-së për politikë për Korenë Veriore, Xhozef Jun deklaroi sot në Tokio se të gjitha masat drejt Phenianit do të ndërmerren në koordinim dhe konsultim me aleatët e SHBA-së në rajon.
Pas bisedimeve me partnerët e tij nga Japonia, Kenxhi Kanasugi dhe Kim Hon-jun nga Koreja Jugore, përfaqësuesi amerikan deklaroi se tre vendet janë dakorduar për "bashkëpunim të ngushtë" në diplomaci, aktivitetet ushtarake dhe në ekonomi", në kuadër të masave kundër Koresë Veriore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail