Tramp: Është i mundur konflikt i madh me Korenë Veriore, por dëshiroj zgjidhje përmes rrugës diplomatike

Uashington, 28 prill 2017 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se është e mundur që të vijë deri në konflikt të madh me Korenë Veriore për shkak të programeve të saj bërthamore dhe raketore, por tha se parapëlqen që kontesti të zgjidhjet përmes rrugës diplomatike, transmetuan mediat britanike.
"Ka mundësi që në fund edhe të hyjmë në konflikt të madh, të madh me Korenë Veriore. I tërësishëm", tha Tramp në intervistë për Rojters para ditës së nesërme të 100-të nga fillimi i presidencës së tij.
Ai, megjithatë, deklaroi se dëshiron zgjidhje të qetë të krizës e cila maltreton disa presidentë amerikanë. Tramp dhe Qeveria e tij angazhohen për këtë qasje, duke përgatitur sanksione të reja të ndryshme ekonomike dhe, njëkohësisht, nuk e përjashtojnë edhe variantin ushtarak.
"Shumë do të dëshironim që gjërat t'i tejkalojmë përmes rrugës diplomatike, por kjo është tejet e vështirë", tha ai.
Sipas tij, Koreja Veriore është sfida e tij më e madhe globale.
Tramp e lavdëroi presidentin kinez Ksi Xhinping për ndihmën e Pekinit në përpjekjet për ta kontrolluar Korenë Veriore. Të dy liderët këtë muaj kishin takim në Floridë.
"Besoj se ai investon përpjekje serioze. Me siguri e di se nuk dëshiron të ketë tensione dhe vdekje. Nuk dëshiron ta shikojë këtë. Ai është njeri i mirë", tha Tramp.
Sipas tij, presidenti kinez "do të dëshironte të mund të bëjë diçka, por me siguri nuk do të mundet".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail