Lavrov për vizitë në SHBA

Uashington, 9 maj 2017 (MIA) - Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të qëndrojë për vizitë në SHBA prej sot deri të enjten dhe me këtë rast do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson për të diskutuar konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Po ashtu, temë diskutimi pritet të jenë edhe çështje të tjera, si dhe çështjet dypalëshe, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit.
Mbledhja e Lavrovit dhe Tilersonit është parashikuar për nesër në Uashington.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit thuhet se dy diplomatët do të diskutojnë nevojën e ndaljes së dhunës në Ukrainën Lindore dhe zgjidhjen e konfliktit sipas, asaj që njihet si Marrëveshja e Minskut.
Sekretari Tilerson synon përqendrimin e diskutimeve në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian, thuhet në njoftim. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin fazën për zgjidhjen politike të konfliktit.
Ndërkaq nga Moska, në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Lavrov dhe Tilerson do të shkëmbejnë mendime rreth problemeve kyçe në botë dhe çështjeve bilaterale.
Lavrov dhe Tilerson paraprakisht arritën marrëveshje që të takohen më 10 ose 11 maj në Alaskë, në kuadër të samitit të Arktikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail