Llavrov: Ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së ka mirëkuptim të ndërsjelltë për zgjidhjen e konfliktit në SiriMoskë, 15 maj 2017 (MIA) - Rusia dhe SHBA-ja kanë mirëkuptim të ndërsjelltë për parimet për zgjidhjen e konfliktit në Siri, por arritja e pajtueshmërisë për to është më e lehtë se sa zbatimi i tyre në praktikë, deklaroi minsitri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov. Siç lajmëroi TASS, Llavrov theksoi se situata në Siri ka qenë temë kryesore në takimet e tij me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson dhe presidentin e SHBA-së, Donald tramp, që u mbajtën të mërkurën në Uashington. "Bëhet fjalë për atë se secila nga vendet tona së bashku me lojtarët e tjerë të mëdhenj në Lindjen e Afërt, si Turqia, Irani dhe vendet nga Gjiri Persik, ndikojnë ndaj palëve të ndryshme siriane, duke i inkurajuar me vetëdije të sillen ndaj përm,bushjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, duke kërkuar megociata, përpunim të kushtetutës së re dhe përgatitje të zgjedhjeve", theksoi llavrov. "Edhe rreth asaj çështjeje ne me amerikanët kemi mirëkuptim të ndërsjelltë", theksoi ministri i jashtëm rus. Llavrov sqaroi se marrëveshja sipas parimit për këto gjëra është më e lehtë se zbatimi në praktikë, duke pasur parasysh atë se në Siri ka shumë lojtarë, para së gjithash vetë palët siriane, si Shteti islamik dhe Xhebhat an nusra, dhe ata të cilët bashkëpunojnë me ta.
|