Dhëndri i presidentit Tramp nën hetim të FBI-së

Uashington, 26 maj 2017 (MIA) - Hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në presidencialet amerikane të nëntorit po thellohen gjithmonë e më shumë, duke përfshirë së fundi edhe vetë dhëndrin e Presidentit Donald Tramp, Xhared Kushner.
"Uashington Post" thotë se këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë është vënë në fokusin e Byrosë Federale të Hetimit për shkak të takimeve të zhvilluara vitin e kaluar me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak dhe një bankier nga Moska, Sergei Gorkov. Kushner, nga sa raporton gazeta prestigjoze, nuk është domosdoshmërisht i dyshuar për ndonjë shkelje, por mund të ketë informacione të vlefshme mbi çështjen.
Bashkëshorti i Ivanka Tramp është zyrtari i vetëm deri tani nga Shtëpia e Bardhë i konsideruar si një person kyç në hetime. FBI-ja, disa komisione të Kongresit dhe një prokuror i posaçëm janë duke kryer hetime mbi dy pista: njëra mbi dyshimet se Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe tjetra se këshilltarë të Presidentit Tramp mund të kenë pasur lidhje me zyrtarë rusë, të cilët kishin për qëllim të ndikonin zgjedhjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail