Vdiq gjenerali Manuel Antonio Noriega

Panama Siti, 30 maj 2017 (MIA) - Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish-lider ushtarak i Panamasë, vdiq në moshën 83-vjeçare.
Noriega kohë më parë i ishte nënshtruar një operacioni për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga operacioni paraprak në tru.
Noriega ishte aleat kyç amerikan, por ishte dëbuar me dhunë nga vendi pasi që në vitin 1989 trupa amerikane kryen invadim në Panama.
Më vonë ishte në burg në SHBA për shkak të aktakuzave për kontrbandë të drogës dhe larjes së parave. Noriega ishte akuzuar edhe në Francë dhe në Panama për shkak të vrasjeve, korrupsionit dhe mashtrimit me para.
Në janar në Panama ishte liruar nga burgu për shkak të operacionit në tru.
Lajmin për vedekjen e tij e kumtoi sekretari shtetëror për komunikime, manuel Domingez.
Edhe pse asnjëherë nuk ishte zgjedhur anëtar i Qeverisë, Noriega de fakto ishte lider i panamasë, duke shërbyer si guvernator ushtarak në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. ishte aleat i fuqishëm i SHBA-së në përpjekjet për luftë kundër ndikimit të lëvizjeve komuniste në Amerikën Qendrore.
Në vitin 1988 nga gjykata amerikane ishte akuzuar për kontrabandë me drogë dhe pasi që SHBA-ja e akuzoi për vjedhje të zgjedhjeve në tetor të vitit 1989, presidenti Xhorxh Bush urdhëroi invadimin.
Noriega ishte refugjat në misionin diplomatik të Vatikanit në Panama Siti. Prej atje ishte dëbuar nga trupat amerikane të cilat vazhdimisht lëshonin muzikë me zë të lartë. Më 3 janar të vitit 199- Noriega ishte sjellur në SHBA ku u përball me aktakuza për kontrabandë të drogës, larje parash dhe reketim ku në burg qëndroi 17 vite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail