UNICEF: Çdo i pesti fëmijë më shtetet e pasura jeton në varfëri

Gjenevë, 15 qershor 2017 (MIA) - Çdo i pesti fëmijë në shtetet e pasura jeton në varfëri, thuhet në analizën e UNICEF-it. Mungesa për ushqim dhe arsim është po ashtu problem mjaftë i përhapur, njoftojnë ekspertët.
Në përgatitjen e raportit janë analizuar 41 shtete me të ardhura të larta dhe të mesme, nga Evropa, Azia Lindore, Oqeania, Amerika Veriore, si dhe nga Izraeli, Meksika dhe Kili.
Hulumtimi tregon edhe tendeca si shtatzëni e zvogëluar tek tinejxheret dhe përdorim të alkoolit tek të rinjtë.
Rezultate më të mira, sipas disa treguesve për fëmijët kanë shtetet skandinave, Gjermania, Zvicra, Koreja e Jugut, Sllovenia dhe Holanda.
Evropa jugore dhe lindore, si dhe shtetet nga Amerika Latine tregojnë tendeca ndaj niveleve më të larta të varfërisë fëmijërore, sipas analizës.
"Të ardhura më të larta nuk do të thonë edhe përmirësim automatik të situatës për të gjithë fëmijët", thekson Sara Kuk, shefe e UNICEF-it.
Për shembull, Japonia, SHBA-ja dhe Kanadaja janë mes shteteve me politika më të dobëta sociale dhe tatimore për zvogëlimin e varfërisë te fëmijët.
Mesatarisht, një prej tetë fëmijëve në shtetet e pasura nuk ka siguri gjatë furnizimit me ushqim, raporti është një ndaj tre në Turqi dhe në Meksikë. Një e treta prej fëmijëve 15-vjeçar nga analiza nuk kanë dituri themelore për lexim, matematikë dhe shkencë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail