Shteti Islamik shkatërron një xhami në Mosul

Bagdad, 22 qershor 2017 (MIA) - Pjesëtarë të grupit Shteti Islamik (SHI) hedhën në erë xhaminë e madhe Al-Nuri në Mosul, njoftoi armata irakiane.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose “gungë” , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e “kalifatit islamik”.
Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amak, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.
Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.
Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail