Tilerson: Së shpejti Katarit do t'i dorëzohet lista me kërkesa

Uashington, 22 qershor 2017 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se shpreson se vendet arabe, të përfshira në përleshjen diplomatike me Katarin, së shpejti Dohas do t'ia dorëzojnë listën e kërkesave "të arsyeshme dhe të realizueshme", me qëllim që kriza të "përparojë drejt rezolutës".
"Jemi të informuar se po përgatitet një listë me kërkesa dhe se në përgatitjen e saj marrin pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini. Shpresojmë se lista me kërkesa së shpejti do t'i dorëzohet Katarit dhe se ajo do të jetë e arsyeshme dhe e realizueshme", theksoi Tilerson.
Ai shtoi se SHBA-ja i mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Kuvajtit në zgjidhjen e krizës.
Deklarata e Tilerson vijoi pasi Departamenti amerikan i shtetit kumtoi se shtetet e Gjirit Persik ende nuk kanë kumtuar pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail