Kushner në tentim për ringjalljen e procesit paqësor të Lindjes së Afërt

Jerusalem, 22 qershor 2017 (MIA) - Xhared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i presidentit amerikan Donald Tramp, dje u takua me liderët izraelit dhe palestinezë në tentim për ta ringjallur procesin paqësor të Lindjes së Afërt.
"Kjo është një mundësi për t'i ndjekur qëllimet e përbashkëta të sigurisë, mirëqenien dhe paqen. Xhared, jam i njoftuar me përpjekjet tua, si dhe me përpjekjet e presidentit dhe me padurim pres së bashku të punojmë në arritjen e atyre qëllimeve të përbashkëta", theksoi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Kushner e vizitoi edhe Ramallahun në Bregun Perëndimor, ku pati takim dyorësh me presidentin palestinez Mahmud Abas.
Zëdhënësi i Abas theksoi se në takim u shqyrtuan të gjitha aspektet bazë të konfliktit.
Kushner, i cili nuk ka përvojë në diplomacinë ndërkombëtare dhe në udhëheqjen e negociatave politike, dje ka arritur në Izrael.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail