Guteresh bëri thirrje për dialog urgjent në Venezuelë

Nju-Jork, 15 korrik 2017 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh bëri thirrje për dialog urgjent midis Qeverisë venezuelase dhe opozitës që të pengohet "dhuna, keqpërdorimi dhe fanatizmi" dhe të arrihet marrëveshje për dalje nga kriza politike në kuadër tët Kushtetutës.
Sipas tij,nuk do të ketë zgjidhje për krizën nëse "është e imponuar nga jashtë".
"Rruga për dalje nga kriza është përmes marrëveshjes, zgjedhjeve dhe respektimit të të drejtave themelore dhe dispozitave kushtetuese", deklaroi Guteresh. Ai shtoi se vetëm banorët e Venezuelës mund të gjejnë zgjidhje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar të "përkrahë një zgjidhje paqësore të bazuar në dialogun politik"
Thirrja e Gutereshit vjen një ditë para mbajtjes së referendumit simbolik të organizuar nga opozita për planin kontravers të Nikolas Maduro që të ndryshojë Kushtetutën përmes formimit të një Kuvendi të ri konstitutiv.
Më shumë se 90 persona humbën jetën në tre muajt e kaluar në Venezuelë në protestat kundër qeverisë të presidentit Nikolas Maduro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail