Deputetët zgjedhin president të ri të Indisë

Nju-Delhi, 17 korrik 2017 (MIA) - Deputetët indian sot vendosin për zgjedhje të presidentit të ri të vendit, ndërsa dy favoritët udhëheqës për këtë funksion kryesisht ceremonial janë pjesëtarë të kastës më të ulët hinduse - Dalita.
Parashikimet janë se fitues do të jetë 71-vjeçari Ram Nat Kovind, kandidat i Partisë djathtiste qeveritare Popullore Indiane (BJP), i cili deri paradokohe ishte guvernator i shtetit federal lindor Bihar.
Rivalja e tij kryesore është 72-vjeçarja Meira Kumar, kryetarja e parë e Parlamentit në këtë vend dhe ish-ministre për Federatën, e cila e ka mbështetjen e partisë kryesore opozitare - Kongresi Indian Kombëtar (INC).
Kryetarja e INC-së, Sonja Gandi dje pranoi se kandidatja e tyre ka shanse të mëdha për të fituar.
Presidentin e zgjedhin deputetët e dy dhomave të Parlamentit dhe të kuvendeve të shteteve federale.
Votimi zhvillohet në mënyrë simultane një ditë të plotë në parlamentet e Nju-Delhit dhe kryeqytetit të shteteve federale, njoftoi Komisioni Shtetëror i Indisë.
Votat do të numërohen deri më 20 korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail