Edhe dy persona e humbën jetën në protestat në Venezuelë

Karakas, 21 korrik 2017 (MIA) - Dy persona e humbën në protestat e djeshme në Venezuelë, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, lajmëruan mediumet amerikane, duke iu referuar të dhënave të kryeprokurorit të vendit.
Greva e përgjithshme e djeshme në vend, organizuar nga opozita, i zbrazi rrugët e kryeqytetit Karakas, kumtoi DPA.
Greva u organizua si formë e presionit ndaj presidentit Nikolas Maduro të heqë dorë nga planet për reforma kushtetuese. Qëllimi i demonstratave ishte të parandalohet qëllimi i Maduros që më 30 korrik të organizojë zgjedhje për anëtarë të kuvendit kushtetues, që më pas do të shkruajë Kushtetutë të re të vendit, me të cilin do t'u sigurohet shumicë socialistëve në pushtet, të cilët me vendin menaxhojnë që prej vitit 1999.
Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2015 Koalicioni opozitar për unitet demokratik fitoi shumicë dhe kontroll ndaj Parlamentit. Prej atëherë opozita bën thirrje për referendum për largim të presidentit Maduro dhe për mbajtje të zgjedhjeve të reja presidenciale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail