Pompeo: Rusia dëshiron ta dënojë Amerikën

Uashington, 21 korrik 2017 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA) Majk Pompeo, pohon se Rusia nuk planifikon ta lëshojë Sirinë dhe se "do të vazhdojë të përzihet në punët amerikane me qëllim që ta dënojë Amerikën".
Ai sërish e shprehu bindjen e tij se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ndërsa marrëdhëniet e dy vendeve i ka përshkruar si "të komplikuara".
Pompeo shtoi se ka parë vetëm dëshmi minimale se Rusia zbaton strategji serioze kundër pjesëtarëve të Shtetit Islamik në Siri.
Pompeo, ndërkaq, shprehu pritje se do të ketë "vende në botë" ku SHBA dhe Rusia do të mund të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit.
Duke folur në Forumin e sigurisë në Aspen në Kolorado, Pompeo theksoi se është vështirë të mendohet një Siri stabile derisa Bashar al Asad është presidenti i vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail