SHBA e zgjeroi listën me sanksione ndaj Venezuelës

Uashington, 9 gusht 2017 (MIA) - Qeveria e Donald Trampit sot e zgjeroi listën me sanksione për Venezuelën për edhe 40 organizata dhe 30 persona fizik për shkak të minimit të demokracisë. Midis tyre janë tetë funksionarë venezuelas, duke e përfshirë edhe vëllain e presidentit të ndjerë Hugo Çavez, Adan Çavez, për shkak të rolit të tij në krijimin e Kuvendit të ri kushtetues të Nikolas Maduros, transmeton TASS.
Masat e reja, që i kumtoi Departamenti i Shtetit, parashikojnë ngrirje të llogarive të personave të theksuar nga administrata e Trampit, ndalesë për udhëtim në SHBA dhe ndalesë për amerikanë që të kenë biznes me këta persona dhe organizata.
Uashingtoni javën e kaluar i vendosi sanksione edhe vetë Nikolas Maduros, ndërsa para kësaj, më 26 korrik, masa të këtilla ndëshkuese vendosi edhe kundër 13 venezuelasve të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail