Tramp nuk e përjashton opsionin ushtarak për Venezuelën

Uashington, 12 gusht 2017 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp nuk e përjashton opsionin ushtarak për Venezuelën, si përgjigje e eskalimit të krizës politike në atë vend dhe tentimet e presidentit të Venezuelës Nikollas Maduro për ta konsoliduar pushtetin.
"Kemi shumë opsione për Venezuelën, duke e përfshirë edhe opsionin potencial ushtarak, nëse do të jetë e nevojshme", tha Tramp para gazetarëve në Nju Xhersi.
"Kemi forca ushtarake në tërë botën dhe në vende, të cilat janë shumë të largëta. Venezuela nuk është aq larg, ndërsa njerëzit atje vuajnë dhe vdesin", shtoi Tramp.
Administrata e Trampit paraprakisht liderin e Venezuelës e quajti diktator dhe ngriti sanksione kundër tij dhe shumë përfaqësuesve të tjerë zyrtarë, pas mbajtjes së zgjedhjeve kontroverze për Asamblenë kushtetuese dhe protestat disa mujore të opozitës në të cilat në përleshjet me policinë e kanë humbur jetën më shumë se dhjetëra persona.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Venezuelës Vlladimir Padrino, kërcënimet e Trampit për intervenim ushtarak në vendin e tij i quajti "akt të çmendurisë".
"Me këtë elitë ekstremiste, e cila udhëheq me SHBA-në, kush e di se çka do të ndodhë në botë", tha gjenerali Padrino për televizionin nacional.
Ministri i Komunikimeve Ernesto Vilegas deklaratën e Trampit e quajti "kërcënim kundër sovranitetit kombëtar pa precedent".
Pentagoni në lidhje me deklaratën e Trampit deklaroi se ushtarët amerikanë janë të gatshëm t'i mbrojnë qytetarët e SHBA-së dhe interesat kombëtare amerikane, por i shënoi si "të pabaza insinuatat e Karakasit për planifikimin e intervenimit ushtarak", nga ana e SHBA-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail