Kim Xhong-un e shtyu vendimin për gjuajtjen e raketave në drejtim të Guamit

Seul/Uashington, 16 gusht 2017 (MIA) - Lideri i Koresë Veriore Kim Xhong-un e shtyu vendimin për gjuajtjen e raketave në drejtim të territorit amerikan Guam dhe vendosi të shikojë çka do të bëjë fillimisht SHBA-ja, kumtuan mediat e Koresë Veriore.
Në paraqitjen e parë publike në dy javët e fundit, Kim ka bërë kontroll në instruksionet e forcave ushtarake koreanoveriore, duke e shqyrtuar njëkohësisht planin për gjuajtjen e katër raketave drejt Guamit, lajmëroi agjencia koreanoveriore KCNA.
"Ai tha se nëse Jenkët qëndrojnë në aksionet e tyre ekstreme të rrezikshme të Gadishullit korean, duke e testuar luftën e Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Pheniani do të marrë vendim të rëndësishëm, siç veç më ishte shpallur", transmetoi KCNA.
Në fotografitë, e paraqitura me raportin e agjencisë koreanoveriore, shihet si Kim Xhong-un në dorë mban një shkop dhe në hartë e tregon rrugën e fluturimit të raketave që duhet të lansohen nga bregu lindor të Koresë Veriore dhe përmes Japonisë të arrijë deri në Guam.
Koreja Veriore në shumë raste paralajmëroi se do ta sulmojë SHBA-në dhe bazat ushtarake amerikane dhe publikoi fotografi të ngjashme, por asnjëherë nuk erdhi deri në realizimin e këtyre planeve, përkujtojnë mediat britanike.
Kërcënimet më të reja, megjithatë, shkaktuan eskalim të tensioneve në relacionin Uashington-Phenian, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp porositi se ushtria amerikane është e gatshme të veprojë nëse Pheniani nuk vepron me mençuri.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heder Noert, deklaroi se nuk është i mjaftueshëm vendimi i Koresë Veriore për shtyrjen e lansimeve dhe se Pheniani duhet të tregojë se është i gatshëm "në denuklearizimin e Gadishullit Korean".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail