Në përmbytjet në Sierra Leone jetën e humbën më shumë se njëqind fëmijë

Fritaun, 16 gusht 2017 (MIA) - Nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, të cilët e goditën kryeqytetin e Sierra Leones, Fritaun, jetën e humbën 105 fëmijë, deklaruan sot përfaqësues zyrtarë në morgun qendror në qytet.
Nga morgu kumtuan se rreth 400 persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e cila e goditi Fritaunin të hënën në mëngjes, por ky nuk është bilanci zyrtar i viktimave.
Ekipet e shpëtimit deri tani gjetën trupat e mbi 400 personave të cilët e kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut, deklaroi sot përfaqësuesi i autoriteteve të Sierra Leones, Seneh Dumbuja.
Ai theksoi se autoritetet druajnë se nën lymoret e dheut dhe baltës, para së gjithash në lagjen më të goditur të Fritaunit, Rixhent, ndodhen trupa të edhe rreth 500 viktimave.
Zyra lokale e Kryqit të Kuq njoftoi se rreth 600 persona rezultojnë si të zhdukur në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut, por televizioni britanik Skaj, duke iu referuar burimeve jozyrtare, njoftoi për rreth 1.500 të zhdukur.
Kombet e Bashkuara paraprakisht sot njoftuan se po i vlerësojnë nevojat humanitare në Sierra Leone, ku në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut humbën jetën qindra persona.
Zëdhënësi i KB-së Stefan Dizharil deklaroi se në vijim është përgatitja e planeve urgjente, me qëllim që të zbutet paraqitja potenciale e epidemisë dhe shtoi se Organizata ndërkombëtare për migrim menjëherë pas përmbytjeve nga fondet e jashtëzakonshme ka ndarë 150 mijë dollarë.
Presidenti i Sierra Leones, Ernest Bai Koroma deklaroi dje se vendit i nevojitet ndihmë urgjente për ballafaqim me pasojat nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, duke pranuar se autoritetet nuk munden vetë të ballafaqohen me gjendjen e krizës.
Rrëshqitja e dheut në Rexhent ndodhi të hënën në orët e herëta të mëngjesit, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që binin në rajon gjatë gjithë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Fritaunit. Shumica e viktimave në Rixhent kanë qenë të ngujuar nga sasia e madhe e baltës derisa kanë qenë në gjumë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail