Të paktën 37 persona humbën jetën në një kryengritje në burgun e Venezuelës

Karakas, 17 gusht 2017 (MIA) - Të paktën 37 persona humbën jetën në përleshjet midis të burgosurve dhe forcave të sigurisë në një burg të vogël në pjesën jugore të Venezuelës, citoi guvernatori lokal Liborio Guarula.
Në burgun "Puerto Ajakuço" në shtetin Amasonas, mbrëmë të burgosurit kanë ngritur kryengritje , ku rojet kanë hyrë në mjediset me qëllim që të vendosin rregull, transmeton BTA.
Guarula në Twitter shkruan se mbi 35 persona humbën jetën, kur njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të brendshme të Venezuelës i sulmuan të burgosurit e armatosur.
Prokuroria njoftoi se humbën jetën 37 persona, ndërsa janë lënduar 14 roje.
Dy organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut theksuan se 37-të viktimat janë të burgosur.
Në burg ndodhen 105 të burgosur.
Kushtet në burgjet e Venezuelës u përkeqësuan në momentin kur vendi e përjetoi krizën më të rëndë ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail