Reagim nga SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja për sulmin në Barcelonë

Bruksel, 17 gusht 2017 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se SHBA-ja është e gatshme t'ju ndihmojë autoriteteve spanjolle pas sulmit të sotëm në qendër të Barcelonës.
"Terroristët nga e tërë bora duhet të dinë se SHBA-ja dhe aleatët e saj janë të gatshëm t'i gjejnë dhe t'i nxjerrin para drejtësisë", theksoi Tilerson në konferencën e përbashkët për shtyp në uashington me ministrin japonez të Punëve të Jashtme Taro Kono dhe me ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve.
Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, gjithashtu theksoi se BE-ja është e gatshme t'i japë mbështetje të plotë Spanjës në luftën kundër terrorizmit.
"Evropa qëndron dorë për dore me Barcelonën. Mendimet tona sot janë me të afërmit e viktimave në sulm. Do t'i japim mbështetje të plotë Spanjës", deklaroi Tusk.
NATO-ja shprehu gatishmëri së bashku me Spanjën të luftojë kundër terrorizmit.
"E dënoj sulmin e tmerrshëm në Barcelonë. Ne jemi së bashku me Spanjën në luftën kundër terrorizmit dhe shprehim ngushëllime për viktimat", theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Të paktën 13 njerëz e kanë humbur jetën pasi pasdite një furgon është përplasur në këmbësorë në qendër të Barcelonës. Në incidentin për të cilin policia kumtoi se është sulm terrorist, janë lënduar 32 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail