Abadi paralajmëroi ofensivë për çlirimin e qytetit Tal Afar nga SHI-ja

Bagdad, 20 gusht 2017 (MIA) - Kryeministri iranian Hajder al-Abadi e shënoi fillimin e betejës për çlirimin e qytetit Tal Afar, vatër e fundit e Shtetit islamik në provincën veriore irakiane Ninevia, transmetuan agjencionet botërore.
I veshur me uniformë ushtarake, Abadi mbrëmë përmes fjalimit televiziv e publikoi fillimin e operacionit për çlirimin e Tal Afar.
"Njerëzve të SHI-së u them se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të dorëzohen ose të vriten", shtoi ai, i ndalur para kartës të Irakut dhe flamurit irakian.
Tal Afar gjendet 70 kilometra në perëndim të qytetit Mosul, i dyti sipas madhësisë në Irak, prej ku forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA, në fillim të korrikut i dëbuan xhihadistët pas ofensivës që zgjati disa muaj.
Abadi saktëson se përveç njësive të ndryshme të armatës irakiane, policia federale dhe lokale dhe njësitë për luftë me terrorrizmin, me ofensivën për çlirimin e Tal Afar marrin pjesë edhe Forcat për mobilizim popullor - organizatë paraushtarake, ku dominojnë milicitë shiite, ndërsa janë të përkrahur nga Irani. Ata kanë marrur pjesë në beteja tjera për kthimin e kontrollit në qytetet iraniane.
Përveç Tal Afar, SHI ende e kontrollon edhe qytetin Havixha, në provincën Kirkuk, 300 kilometra në veri të Bagdadit. SHI është i pranishëm dhe në provincën veriore Al Anbar, posaçërisht në rajonin Al Kaim, në kufi me Sirinë.
Forcat iraniane të martën e kalur filluan ofensivë ajrore ndaj Tal Afar, si përgaditje për ofensivën tokësore, fillimi i së cilës është shpallur mbrëmë nga kryeministri Abadi, njofton DPA.
Tal Afar është në duart e SHI nga mesi i vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail