Gjenerali Fadhil: ushtarët irakianë kanë hyrë në qytetin Tal Afar

Bagdad, 22 gusht 2017 (MIA) - Forcat qeveritare irakiane sot kanë hyrë në Tal Afar dhe kanë ndërmarrë dy lagje nga ky qytet verior irakian, që ende është nën kontroll të grupit Shteti Islamik, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar pjesëmarrësve në këtë operacion.
Lagjja veriperëndimore Al Kifa dhe juglindore An Nur janë liruar tërësisht nga SHI-ja.
Autoritetet irakiane të dielën kumtuan për fillimin e operacionit për kthimin e kontrollit mbi Tal Afar - qytet me popullatë prej 200.000 banorëve, në 70 kilometra në perëndim nga Mosuli.
Gjenerali i brigadës Hajder Fadhil nga njësitë speciale irakiane për mediat amerikane deklaroi se luftëtarët e Shtetit islamik kanë kryer sulme me raketa, kanë dërguar vetvrasës me bomba dhe kanë vendosur bomba rreth rrugëve në tentim që ta pengojnë ofensivën e forcave qeveritare.
"Luftërat do të jenë edhe më të vështira kur armata dhe milicitë paramilitare, të cilat e përkrahin, do të arrijnë deri te qendra e Tal Afar, deri ku u mbeten edhe rreth 4,5 kilometra", paralajmëroi Fadhil.
Ai shtoi se nuk vërehet që civilë të ikin nga rajoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail