Matis për vizitë të papritur në Irak në takim me kryeministrin Abadi

Bagdad, 22 gusht 2017 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot do të takohet me kryeministrin irakian Hajder al Abadi gjatë vizitës së tij të papritur në Bagdad, transmetoi DPA.
Matis e konfirmoi përkrahjen e SHBA-së për Irakun në luftën e tij me terrorizmin, citohet në deklaratën e kabinetit të Abadi.
Të dy i shqyrtojnë mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në trajnimet ushtarake dhe armatim.
Matis nënvizoi se SHBA-ja e përkrah unitetin në Irak.
Pritet njeriu i parë i Pentagonit në Irak të takohet edhe me Masud Barzanin, liderin e rajonit autonom kurd, ku më 25 shtator do të mbahet referendum për pavarësi.
Abadi është kundër referendumit dhe zhvillon negociata me kampe të ndryshme politike, duke i përfshirë edhe kurdët, për ruajtjen e tërësisë të Irakut.
Matis dje ishte në Jordani, ndërsa pas Irakut do ta vizitojë edhe Turqinë dhe Ukrainën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail