Maduro shpalli fletarrest ndërkombëtar pas ish prokurores shtetërore Luiza Ortega

Karakas, 23 gusht 2017 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se është shpallur fletarrest ndërkombëtar për arrestimin e ish prokurores shtetërore të Venezuelës, Luiza Ortega Diaz, e cila javën e kaluar iku nga vendi.
Maduro, pushteti i të cilit i ngjan diktaturës majtiste, i akuzon Ortegan dhe bashkëshortin e saj se kanë qenë të "involvuar në krime të rënda".
Të dy kanë ikur me aeroplan privat nga Karakas, së pari në ishullin Aruba, rreth bregut venezuelas, e pastaj në Kolumbi.
Në deklaratën e dhënë pas shpalljes së fletarrestit, Ortega i hedh poshtë akuzat e Maduros dhe pohon se ato janë "politikisht të motivuara".
Prokurorja Ortega tani është kundërshtarja më e rrezikshme e pushtetit të presidentit Maduro, edhe pse ajo paraprakisht ishte aleat i tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail