Tramp apelon për reforma në KB

Nju-Jork, 18 shtator 2017 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot i ka kritikuar Kombet e Bashkuara se janë të mbingarkuar me burokraci dhe menaxhim të keq dhe ka bërë thirrje për reformë, me qëllim që të KB të përforcohet dhe të jetë më efikase në zbatimin e paqes dhe duke theksuar se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet.
Në fjalimin e tij të parë në seancën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, kushtuar reformave të KB-së, Tramp i përshëndeti orvatjet e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.
"Në vitet aktuale Kombet e Bashkuara nuk e kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit”, tha sot Tramp, në ngjarjen e mbajtur në selinë e OKB-së në Nju-Jork, duke synuar të arrijë mbështetje globale për reformim të Kombeve të Bashkuara.
Sipas Trampit, Kombet e Bashkuara shpenzojnë shumë para dhe kanë shumë të punësuar.
"Ne nuk shohim rezultate në linjë me këtë investim", tha Tramp.
Në këtë tubim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, dhe liderët e 120 vendeve, që e kanë nënshkruar një propozim-deklaratë në mbështetje të reformave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail