HRV bën thirrje në vendosje të sanksioneve ndaj ushtrisë së Mianmarit

Nju-Jork, 18 shtator 2017 (MIA) - Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Hjuman Rajts Voç (HRV) sot liderëve botërorë u bëri thirrje të vendosin sanksione ndaj ushtrisë së Mianmarit, sepse "gjatë fushatës së spastrimit etnik" ka detyruar më shumë se 410.000 myslimanë rohinxhë ta braktisin Mianmarin.
HRV bën thirrje edhe për kthim të sigurt dhe vullnetar të të zhvendosurve, duke kërkuar nga qeveritë ta dënojnë ushtrinë e Mianmarit.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendet të cilat janë të shqetësuara për këtë situatë duhet që ushtrisë së Mianmarit t'i vendosin sanksione dhe embargo për armë, me qëllim që të përfundojë fushata për spastrim etnik të rohinxhëve, theksohet në reagimin e HRV-së.
Sipas të dhënave të KB-së, numri i rohinxhëve të cilët kanë ikur në Bangladesh nga dhuna në shtetin perëndimor Rakajn të Mianmarit është rritur në më shumë se 409.000.
Bangladeshi zyrtar ndërkohë bëri të ditur se mes refugjatëve të cilët tre muajt e fundit kanë mbërritur nga Mianmari ka edhe 70.000 gra shtatzëna dhe nëna të foshnjave të porsalindura.
Dhuna në Mianmar filloi më 25 gusht kur një grup i kryengritësve, pjesëtarë të rohinxhëve, sulmuan pika policore, ku forcat e sigurisë të Mianmarit ua kthyen me aksion të ashpër ushtarak, gjatë së cilës janë djegur shumë fshatra dhe kanë vdekur qindra persona, kryesisht civilë rohinxhë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail