KB: Në Bangladesh kanë ikur 420.000 rohinxhë

Gjenevë, 19 shtator 2017 (MIA) - Rreth 421.000 rohinxhë nga Мianmari kanë arritur në Bangladesh prej fundit të gushtit, kumtoi sot Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).
"IOM, e cila i koordinon përpjekjet e KB-së për ndihmë në Bangladesh, ka regjistruar nga 20.000 refugjatë të rinj", deklaroi zëdhënësi Xhoel Milman në Gjenevë.
Mianmari është i gatshëm të organizojë kthimin e më shumë se 140.000 rohinxhëve, të cilët kanë ikur në Bangladeshin fqinj pas, siç tha presidentja e Mianmarit Aung San Su Qi, "operacionit të zbatuar antiterrorist".
"Jemi të gatshëm të fillojmë kontroll të identitetit të refugjatëve me qëllim të kthimit të tyre..Jemi të brengosur për shkak të faktit që një numër i madh i myslimanëve kanë ikur në Bangladesh. Duhet të kontrollojmë pse po ndodh ky egzodus", deklaroi Aung San Su Qi në intervistën televizive, tre javë pas përleshjeve në pjesën perëndimore të vendit.
Fjalimi i presidentes së Mianmarit pritej me padurim, duke e marrë parasysh se deri tani ka shprehur përkrahje pa rezervë për ushtrinë, e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
"Dënojmë çfarëdo shkelje të të drejtave të njeriut", deklaroi Su Qi, me këtë rast duke mos e përmendur ushtrinë, e cila akuzohet për djegie të fshatrave dhe vrasje të civilëve të pafajshëm.
Rohinxhë janë pakicë etnike myslimane në Mianmar. Ata kryesisht jetojnë në shtetin Rakin në pjesën perëndimore të vendit. Autoritetet nuk i njohin për shtetas, ndërsa shumica budiste me dekada akuzohet se i diskriminon dhe kryen dhunë ndaj tyre. Në Mianmar dhe Rakin jetojnë 10 për qind e popullatës botërore që nuk kanë shtetësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail