Uragani Maria po lëviz drejt Portorikos dhe Ishujve të Virgjër

Uashington, 20 shtator 2017 (MIA) - Uragani Maria, i cili tashmë është i kategorisë së pestë, po lëviz drejt Ishujve të Virgjër amerikanë dhe Portorikos, pasi që paraprakisht me fuqi shkatërruese e goditi ishullin e vogël të Karaibeve, Dominika, kumtoi Qendra Nacionale amerikane për Uragane.
"Pritet Maria të bëhet uragan i kategorisë jashtëzakonisht të rrezikshme - katër apo pesë, përderisa kalon afër apo mbi Ishujt e Virgjër dhe Portorikos", kumtoi Qendra me seli në Majami.
Njëkohësisht, edhe stuhia tropikale Hoze mund të shkaktojë dëm në bregdetin amerikan lindor.
Guvernatori i Portorikos, Rikardo Rozelo, ku tashmë filluan reshjet e rrëmbyeshme, paralajmëroi se Maria mund ta godasë ishullin me forcë të tillë dhe fuqi shkatërruese, siç nuk janë parë me dekada.
"Do të humbim një pjesë të madhe të infrastrukturës në Portoriko", tha ai, duke shtuar se pritet ndërprerje e energjisë elektrike dhe komunikimeve.
Autoritetet i paralajmëruan qytetarët në shtëpitë e drunjta apo konstruksion të dobët të gjejnë strehimore më të sigurta.
"Duhet të evakuoheni, në të kundërtën, do të humbni jetë. Nuk e di si t'ua them më qartë", deklaroi Hektor Peskara, oficer për siguri publike të ishullit.
Gjatë ditës së djeshme, u konstatua se një person pësoi nga pasojat e uraganit Maria në ishullin francez Guadalupe.
Është paraqitur zhdukja e dy personave, pasi që anija e tyre u fundos afër ishullit më të pastër të arqipelagut në territorin francez La Dezirad, që është nën administrim të Guadalupes.
Uragani, i quajtur Maria, stuhia e dytë e fuqishme që i goditi Karaibet këtë muaj, e goditi edhe bregun jugor të Guadalupes, duke vazhduar në veriperëndim drejt Ishujve amerikanë të Virgjër dhe Portorikos.
Presidenti amerikan, Donald Tramp shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Portoriko dhe Ishujt e Virgjër amerikanë dhe e autorizoi Sekretariatin për siguri të brendshme dhe Shërbimin federal për raste urgjente ta koordinojnë tërë ndihmën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail