UNHCR:për një ditë mbi 11.000 rohinxhë ikën në Bangladesh

Gjenevë, 10 tetor 2017 (MIA) - Mbi 11.000 rohinxhë gjatë ditës së djeshme ikën nga Mianmari në Bangladesh, kumtoi sot Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR).
"Sërish jemi në situatë të alarmit të plotë, sepse largimi i njerëzve është brengosës. Është një numër i madh - 11.000", deklaroi zëdhënësja e UNHCR-së, Adrian Edvards.
Ajo shtoi se UNHCR bashkëpunon me autoritetet në Bangladesh për organizimin e qendrës transitore për shkak të valës së mundshme të njerëzve gjatë ditëve në vijim.
Kombet e Bashkuara nga fundi i javës së kaluar paralajmëruan se po vazhdon ekzodi i rohinxhëve nga Mianmari në Bangladesh, gjashtë javë prej fillimit.
Mbi 515.000 rohinxhë deri më tani arritën në Bangladesh nga rajoni i Mianmarit Rakhin, prej fillimit të operacioneve ushtarake të forcave të sigurisë së Mianmar.
Ofensiva ushtarake e Mianmarit sipas KB-së është spastrim etnik, përderisa Jangun pohon se ushtria e Mianmarit po lufton kundër "terroristëve të cilët vrasin civilë dhe djegin fshatra".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail