Të paktën 17 viktima dhe 150 të zhdukur nga zjarret në KaliforniSanta Rosa, 11 tetor 2017 (MIA) - Në zjarret në Kaliforni të cilat janë duke u përhapur me shpejtësi të madhe, deri më tani jetën e humbën 17 persona, 150 rezultojnë të zhdukur dhe janë shkatërruar rreth 1.500 objekte, kumtoi sot shërbimi shtetëror i zjarrfikësve. Zjarri ka kapluar mbi 46.500 hektarë tokë nga e diela kur filloi të përhapet si rezultat i motit të thatë dhe erës së fuqishme. Mbi 90.000 shtëpi dhe kompani në qarqet Sonoma dhe Napa janë pa energji elektrike, ndërsa gazi është ndërprerë për mbi 28.000 shtëpi. Në veri të San Francikos, zjarri tërësisht shkatërroi shtëpi në disa lagje. Dhjetëra mijëra janë detyruar për evakuim. Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qarqet Napa, Sonoma dhe pesë të tjera.
|