Të paktën 189 të vdekur në një sulm vetëvrasës me bombë në Somali

Mogadishu, 15 tetor 2017 (MIA) - Së paku 189 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 200 janë lënduar në sulmin më të madh vetëvrasës me bombë në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, njoftuan burime policore dhe spitalore.
"Ishte një kamion-bombë. Shpërtheu në udhëkryqin K5", deklaroi polici Muhamed Husein, i cili konfirmoi se një numër i madh i të lënduarve iu nënshtruan plagëve në spital.
Mjekët bëjnë përpjekje t'u ndihmojnë qindra të lënduarve, nga të cilët shumica ndodhen në gjendje kritike.
Sipas dëshmitarëve okular, numri më i madh i viktimave janë civilë. Gjatë shpërthimit janë shkatërruar dhjetëra autobusë të transportit publik dhe rreth 100 automjete. Është shkaktuar dëm i madh material edhe në ndërtesat përrreth. Prefekti i Mogadishut, Saabid Abdi, i cili e vizitoi vendin e sulmit, kërkoi të angazhohen më shumë buldozerë të cilët do t'i nxjerrin viktimat nga rrënojat.
Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullah u është bashkangjitur mijëra personave, të cilët nëpër spitale kanë dhënë gjak që t'u ndihmojnë të lënduarve.
Ministri somalez i Informatave, Abdurahman Jarisou e dënoi "sulmin e tmerrshëm të terroristëve", duke e akuzuar për atë grupin ekstremist Al Shabab.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi Al Shabab shpesh kryen sulme me bombë në Somali.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail