Numri i viktimave nga sulmi me bombë në Mogadishu rritet në 276, lëndohen 300 persona

Mogadishu, 16 tetor 2017 (MIA) - Numri i viktimave nga sulmi i të shtunës me kamion-bombë në Mogadishu u rrit në 276, ndërsa 300 janë lënduar, deklaroi ministri somalez i Informatave Abdirrahman Osman.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Somalisë dhe pritet që numri i viktimave të rritet.
Ministri Osman sulmin e kualifikoi si "barbar".
Qeveria somaleze për sulmin e akuzoi grupin ekstremist Al Shabab, i cili ende nuk u prononcua.
Spitalet janë të mbushura me të lënduar pas shpërthimit të fuqishëm të kamionit-bombë në rrugën e stërmbushur, në afërsi të disa ndërtesave të ministrive.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e dënoi sulmin dhe përmes Tuiterit bëri thirrje për "unitet në ballafaqimin me terrorizmin".
Departamenti i Shteti amerikan sulmin e quajti "qyqar", madje duke porositur se e mbështet Somalinë në luftën e saj kundër ekstremizmit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit deklaroi se në sulmin me bombë është goditur edhe misioni diplomatik i vendit të tij në Somali.
Mohamed bin Abdulrrahman Al Tani në mëngjes në Tuiter shkroi se "Katari për skak të sulmit ndaj misionit diplomatik në Mogadishu nuk do të heq dorë nga mbështetja e demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit të Somalisë".
Ai nuk kumtoi hollësi, e as, madje, dihet se nëse midis viktimave ka shtetas të Katarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail