Virusi i zbuluar para 100 vjetëve mund t'i zëvendësojë antibiotikët

Nju-Jork, 16 tetor 2017 (MIA) - Pritet që rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve, fenomen në të cilin bakteri ndalon të reagojë ndaj barnave, do të bëhet arsyeja kryesore e vdekjeve dhe do të mbysë 10 milionë njerëz deri në vitin 2050.
Shumë kompani farmaceutike në gjithë botën kanë ndaluar të bëjnë antibiotikë të ri, ndërsa barnat të cilat zhvillohen aktualisht, edhe më tej po përballen me bllokada kur është në pyetje zëvendësimi i tyre.
Shkak të rrethanave në të cilat ndodhen kompanitë farmaceutike, gjithnjë e më shumë i bashkëngjiten idesë së terapisë bakteriofag.
Terapia përbëhet nga virusi, i cili vret bakteret. Ai është zbuluar në fillim të shekullit 20, kur bakteriofagu mund të shërojë njerëzit me infeksione bakteresh. Kjo metodë përdorej në vendet e Evropës Lindore dhe ish-BRSS si alternativë kur antibiotikët nuk kryenin punë.
Pasi që është programuar për të luftuar bakteret, bakteriofagu nuk paraqet kërcënim për njeriun.
"Në këtë virus fshihet potenciali, të cilin antibiotikët nuk e kanë. Duhet të mendojmë për zhvillimin e terapisë së tillë, në mënyrë që t’i bëjmë vend virusit për të vrarë bakteret", tha kolumnisti i "Nju-Jork Tajms", Karl Cimer.
Shumë kompani farmaceutike kanë përgatitur planet, por presin lejen, në mënyrë që të fillojnë testimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail