Hjuman Rajts Uoç: Mbi 60 për qind e vajzave në Afganistan nuk shkojnë në shkollë

Kabul, 17 tetor 2017 (MIA) - Rreth dy të tretat e vajzave në Afganistan nuk shkojnë në shkollë, theksohet në raportin më të fundit të Hjuman rajts uoç.
Pas rënies nga pushteti të talebanëve në vitin 2001 dhe fillimi i përpjekjeve ndërkombëtare për rikuperimin e Afganistanit, arsimi është një nga prioritetet e qeverisë afgane dhe donatorëve të saj.
Gjatë regjimit taleban, shumë pak vajza kanë mundur të studiojnë. Shumë prej tyre janë arsimuan fshehurazi në shkolla të paligjshme.
Sipas raportit të Hjuam Rajts uoç, qeveria afgane dhe donatorët e saj kanë arritur përparim të dukshëm në përpjekjet për arsimimin e vajzave, por megjithatë detyra nuk është përmbushur deri në fund.
"Pasiguria, varfëria dhe zhvendosjet janë arsye shumë vajza të mos shkojnë në shkollë", deklaroi Lizël Gernholc, drejtoreshë për çështjet e të drejtave të grave në këtë organizatë.
Në raport shtohet se për shkak vazhdimit të konfliktit, prindërit nuk munden t'i lejojnë fëmijët të dalin nga shtëpia.
"Familjet nuk kanë dëshirë t'i dërgojnë vajzat në shkollë në mjedis të pasigurt", thekson organizata.
Pengesë tjetër për arsimimin e vajzave në Afganistan janë edhe martesat në moshën fëmijërore, puna e tyre dhe mungesa e shkollave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail