Në Afganistan janë vrarë të paktën 30 policë nga ana e talebanëve

Kabul, 17 tetor 2017 (MIA) - Të paktën 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë në sulme të koordinuara dhe sulme me bombë të kryera nga ana e talebanëve në dy krahina në pjesën lindore të Afganistanit, konfirmuan sot përfaqësues zyrtar.
Në provincën Gazni, rreth 300 luftëtarë talebanë sot në mëngjes sulmuan qendrën e rajonit Andar, deklaroi guvernatori i qarkut Mohamed Kasem Divival.
"Së pari, një vetëvrasës me bombë aktivizoi eksploziv në një automjet në qendrën për stërvitje, pas ç'ka shumë sulmues u nisën në sulm", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Afganistanit.
"Ndër viktimat ka 'gra, nxënës dhe policë'" ", tha Hedaxhatullah Hamnidi, drejtor i spitalit publik në Gardez, kryeqyteti i provincës Pakita.
Në të njëjtën kohë, militantët sulmuan dy pika kontrolli dhe vranë 16 persona të tjerë, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet, tha Kamran.
Njësia për përforcim është drejtuar nga Andari, edhe ata gjithashtu, u gjendën nën rrethim, ku tetë nga forcat e sigurisë ose kanë vdekur ose janë lënduar.
Ndërkohë, dy sulme me bombë nga ana e militantëve talebanë e tronditën Gardezin, kryeqytetin e provincës lindore të Paktia.
"Një grup terroristësh të pajisur me armë e sulmuan qendrën kombëtare të policisë për stërvitje pranë stacionit policor Paktia", thuhet në kumtesën nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Një vetëvrasës me bombë ka kryer sulm me automobil, përpara se të sulmojnë militantët në qendër. Forcat speciale e kanë rrethuar zonën", thuhet në kumtesë. Prej atje, kumtojnë se deri tani janë vrarë dy terroristë.
Lëvizja e talibanëve e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Paktias, me ç'rast zëdhënësin Zabihulah Muxhahid pohon se dhjetëra policë janë vranë dhe plagosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail