Maduro: Kam mustaqe dhe dukem si Stalini, por nuk jam ai

Karakas, 18 tetor 2017 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro u ndal në mbrojtje të sistemit zgjedhor të këtij vendi, të cilin e quajti "më të sigurtin në botë", pasi opozita u nda gjatë njohjes së rezultateve të zgjedhjeve rajonale, në të cilat socialistët në pushtet të dielën korrën fitore të fuqishme.
Edhe krahas pakënaqësisë për shkak të situatës ekonomike dhe në kundërshtim me anketat, partia në pushtet e Maduros i fitoi 17 prej gjithsej 23 guvernatorëve në vend. Koalicioni opozitar për unitet demokratik MUD refuzoi t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve, duke i quajtur "të kurdisura", qëndrimin e së cilit e pranoi edhe SHBA-ja. Megjithatë, dy kandidatë opozitarë i njohën rezultatet zgjedhore.
Kritika më të ashpra në llogari të rezultateve zgjedhore arritën nga Uashingtoni, prej ku qeverisja e Maduros është quajtur "diktatoriale". Disa shtete evropiane, gjithashtu, shprehën brengosje, ndërsa 12 vende të Amerikës Latine, të kryesuara nga Peru, i dënuan "pengesat, kanosjet, manipulimet dhe parregullsitë" në zgjedhje.
Pushteti i Venezuelës i hedh poshtë akuzat për mashtrime zgjedhore.
"Sistemi zgjedhor i Venezuelës është sistemi më i sigurt dhe më i kontrolluar në botë, deklaroi Maduro. Njëherësh ai presidentin amerikan Donald Tramp e porositi: "Unë nuk jam diktator, por punëtor i thjeshtë. Kam mustaqe dhe dukem si Stalini, por unë nuk jam ai".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail