Kongresmenët kërkojnë nga Trampi të vendos sanksione kundër ushtrisë në Mianmar

Uashington, 19 tetor 2017 (MIA) - Më shumë se 40 kongresmenë i bënë thirrje administratës së presidentit, Donald Tramp të vendos ndalesë për liderët ushtarak nga Mianmari për hyrje në SHBA dhe të përgatisë sanksione konkrete kundër personave përgjegjës për përndjekjen e pakicës myslimane Rohinxhi.
Në një letër deri te sekretari shtetëror, Reks Tilerson, një grup demokratësh dhe republikanësh nga Dhoma përfaqësuese kërkuan të ndërmerren "masa të konsiderueshme" kundër personave ushtarak dhe të tjerë në Mianamar të cilët i kanë shkelur të drejtat e njeriut gjatë sulmeve dhe kanë dëbuar më shumë se gjysmë milionë rohinxhi jashtë vendit.
Tilerson megjithatë, para Qendrës për studime strategjike ndërkombëtare të Uashingtonit, theksoi se SHBA-ja i konsideron për përgjegjës liderët ushtarak në Mianmar për shkak përndjekjeve të dhunshme të myslimanëve, por megjithatë nuk u përqendrua në çështjen për vendosjen e sanksioneve të mundshme për shkelësit e të drejtave të njeriut në këtë vend aziatik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail