Të paktën 4017 të vdekur nga tërmeti në rajonin e kufirit irakian-iranian

Teheran, 13 nëntor 2017 (MIA) - Numri i të vdekurve në tërmetin që mbrëmë e goditi rajonin e kufirit irakian-iranian, në provincën iraniane Kermanshah, u rrit në 407 persona, ndërsa janë lënduar 6.700 njerëz, kumtuan shërbimet iraniane të shpëtimit.

Epiqendra e tërmetit me intesitet prej 7,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit ishte në Irak, në afërsi të kufirit me Iranin, rreth 50 kilometra nga qyteti iranian Sarpol, eZahab, ku e humbën jetën 280 persona. Në qarkun fqinj të Dahalut, njëqind për qind janë shkatërruar disa fshatra.

Qeveria iraniane ka dërguar 22.000 tenda, 53.000 batanije, 17 tonë oriz, 100.000 konserva dhe 200.000 shishe me ujë në rajonet e goditura.
Tërmeti është ndjerë edhe në Bagdad dhe në disa provinca irakiane, ku e kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë lënduar 336 njerëz.

Pas dridhjes prej 7,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit, ka pasur 50 dridhje të njëpasnjëshme me intensitet prej 3,6 deri 4,7 ballë, ndërsa pritet të ketë ende.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail