Numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran arriti 530 persona

Teheran, 14 nëntor 2017 (MIA) - Të paktën 530 persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 7.500 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që e goditi pjesën perëndimore të Iranit.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje sipas kohës lokale, me intensitet prej 7,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, ka qenë në Irak, në afërsi të kufirit me Iranin, në rreth 50 kilometra nga qyteti iranian Sarpop e Zahab. Janë regjistruar edhe dy tërmete dytësore, me fuqi prej 7,2 dhe 7,3 ballë sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej 19 dhe 25 kilometra nën sipërfaqen e vendit. Shërbimet sizmologjike kumtuan se tërmeti është ndjerë edhe në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael.
Nga tërmeti, në Iran janë prekur shtatë provinca, ku ka dëme materiale në 1.650 qytete dhe fshatra. Tërësisht janë shkatërruar 12.000 shtëpi, po edhe aq janë dëmtuar.
Presidenti iranian Hasan Rohani, i cili sot e vizitoi rajonin e goditur, deklaroi se më së shumti dëmtime kanë pësuar banesat të cilat i ka ndërtuar shteti dhe se dikush duhet të ndërmarrë përgjegjësi për këtë.
Televizioni shtetëror iranian kumtoi se dridhja ka shkaktuar dëm të madh, posaçërisht në pjesët rurale të provincave të goditura. Tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha të tokës, që më së shumti e ka vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.
Mijëra iranianë dy netë po flejnë jashtë. Një pjesë e njerëzve të evakuuar janë vendosur në kampe, por ankohen se përveç ujit, nuk kanë marrë ndihmë humanitare.
Në Iran sot është Ditë zie kombëtare për viktimat nga tërmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail