Deri në vitin 2030, 15 vende do ta largojnë qymyrin nga prodhimtaria e energjisë

Bon, 17 nëntor 2017 (MIA) - Të paktën 15 vende iu bashkëngjitën Lidhjes ndërkombëtare e cila planifikon që deri në vitin 2030 gradualisht ta largojë qymyrin nga prodhimtaria e energjisë elektrike, njoftuan përfaqësues të Kombeve të Bashkuara të cilët morën pjesë në negociatat për klimë, që u mbajtën në Bon.
Formimi i lidhjes për prodhimtari të energjisë pa qymyr e iniciuan Britania, Kanadaja dhe Ishujt Marshale, duke u bërë thirrje vendeve të tjera që t'u bashkëngjiten.
Ndërkohë, Lidhjes iu bashkëngjitën edhe Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Holanda, Portugalia, Belgjika, Zvicra, Zelanda e Re, Etiopia, Kili dhe Meksika.
Deri te samiti i KB-së për klimë në vitin 2018, Lidhja duhet të ketë 50 vende-anëtare. Samiti do të mbahet në qytetin polak Katovice, një nga qytetet më të ndotura në Evropë.
Tani për tani nuk janë inkuadruar vendet të cilat bëjnë pjesë midis shpenzuesve më të mëdhenj të qymyrit, si Kina, SHBA-ja, Gjermania dhe Rusia.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit disa vende përpiluan edhe plane zyrtare për lidhje graduale të qymyrit nga përzierje energjetike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail